13.3 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Ymeri: “Hashim Thaçi ka bërë më së shumti për arsimin, Albin Kurti le të na rritë pagën 50%, krejt kemi me u bë me të

Rekomandime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ymer Ymeri, ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ua ngrit pagat 50 për qind, ata do ta “simpatizojnë” atë.

Sipas Ymerit, ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kishte kontribuar më së shumti për sektorin e arsimit në Kosovë.

- Advertisement -

Ai shtoi Thaçi ka natyrshëm një simpati nga udhëheqësit e sindikatës pasi ua kishte rritur pagat.

“Asnjëherë në jetë nuk kam qenë anëtar i PDK-së. Ish-kryeministri Hashim Thaçi ka bërë më së shumti për arsim.

Kur një kryeministër ia rrit punëtorëve të arsimit pagat njëherë 50%, pastaj edhe 25%, atëherë normalisht që udhëheqësit e sindikatës kanë me pas simpati”, tha Ymeri në Telegrafi.com

- Advertisement -

Tutje tha se “Kryeministri Kurti le ta rrit rrogën 50%, krejt kemi me u bë me të”.

Ndërkaq Ymeri thotë se nuk e din ku janë mospajtimet mes sindikatave dhe Qeverisë pasi nuk ka pasur asnjë takim me ta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit