4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Një tregim i parrëfyer për gazetarin spanjoll që mori pjesë në Koshare

Rekomandime

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili në një postim të tij në Facebook ka ndarë disa moment nga koha e luf.tës. Ai ka kujtuar kohën në Koshare dhe mikun e tij të zemrës sic e quan ai, një gazetar të AP, për të cilin më pas kishe dëgjuar që është vra.rë në Sierra Leone.

Më poshtë Ismaili ka përshkruar ngjarjet në detaje:

- Advertisement -

NJE TREGIM LUF.TE I PATREGUEM MË HERËT, PËR NJË NJERI TË ZEMRËS

Miguelit s’ia pata dijtë mbiemnin asnjiherë deri më 25 maj 2000, nesër 20 vjet, sa isha duke shkue në punë në Londër, në metro.

- Advertisement -

Si krejt kur rrijnë në kambë në tren, qysh mundohen me ia lexue gazetat dikujt afër, ia lëshova sytë artikullit mbas krahut të një tipi para meje, që ish koxha më i shkurtë.

E shoh Miguelin në një foto të madhe.

- Advertisement -

Çfarë habie e gëzimi, me e pa një dost FORT të mirë pa pritë, në momentin më të pazakontë, deri e lexova titullin: “Tre gazetarë të vra.më në Sierra Leone”. ndodhi e një dite më parë, sot 20 vjet.

Çfarë ndjenje e randë me tu ndalë gëzimi, e me t’u këputë kambët midis turme, e me t’u mbledhë një duç në fyt, mos me mujtë me pritë me dalë prej treni, me shkue në zyre, e me iu thanë kolegëve që sot s’un e ban një minutë pune prej pikëllimi, që me e gjetë një biruc diku me u shkrehë vaj, me e nxjerrë krejt.

Migueli pat ardhë me Elidan në Koshare në momentet më të vrullshme të betejës. Gazetarë të Associated Press, Elida del shoqe e jemja e shkollës, të cilën s’e kisha pa me vjet, edhe ky tipi, ciprran i gjatë me një hundë të madhe e do syze të holla, me një motorr cross e kamerë të madhe n’shpinë, që nuk ta mushke synin. Aq më pak kur mbas do ditësh i veshi do pantolla të ushtrisë (UÇK i kish me turli lare), të cilat i bijshin të shkurta 3-fërtal, për të cilat më vonë e pata ngucë shpesh.

Nuk shkoi shumë edhe u kuptue kush ishin Migueli e Elida. Ky i nxjerrke pamjet më të çartta të betejës, kjo e përgatitke reportazhin trentë, bota e shihke në lajme në po atë mbrëmje. S’ish më befasi pse iu dha një dhomë në atë shtëpinë e gurit ku ishte komanda edhe ne ndërlidhësit e përgjuesit që mbushshim bateri.

Në atë shpi, çdo mbrëmje, kur ish qetë pa betejë, u bëjshim bashkë te dhoma jonë, se ka qenë hi-tech, me laptop për pak muzikë, me plot xingla-mingla e aparaturë. Një pjesë e dhomës njëmend i ka pasë në tokë nja 50 mbushës baterish, edhe një tregim i imi me Miguelit ndërlidhet pikërisht me këto bateri.

Data s’po më kujtohet. Dita ishte kur u pat vr.a oficeri rus në Koshare. Pat nisë me ra muzg edhe u bajke një betejë shumë e ashpër. Pat nisë krejt papritë, edhe Miguelin e kapi sikleti që s’ish aty. Zakonisht u luf.tojke ditën, por rusët e dreqit e nisën në gjysëm-terr. Ne e përcjellshim betejën në radiolidhje.

Rusët u patën futë në dy linja në mes të vijës tonë të frontit. U nis një betejë ku u bënë 4 vija paralele, në të cilat s’u dijke çka po ndodh. Nuk kishim qasje në radiolidhjet ruse. Edhe me pasë, nuk i kishim marrë vesh. Komunikimi në radiolidhjet tona ishte kyç, se kish shumë mundësi me e vr.a njani-tjetrin aksidentalisht, prej lamshit në krijuem.

Aty e kuptuem se e kanë rrëzue një rus. Aty edhe e kuptuem se prej aktivitetit të madh, nisën radiolidhjeve të tanëve me iu ngordhë bateritë. Krejt mjetet motorike ishin në front, ishte terr për motorrin e Miguelit, se me dritë s’guxon malit me vozitë – të çojshin në ajër. Ishim 10 minuta larg.

Një xhip, s’po më kujtohet i kujt, ishe para shtëpisë tonë. Çelësi në dhomën tonë. Hypëm me Miguelin, ai me kamerë, unë me bateri të mbushuna, e u nisëm drejt betejës, e cila ka ndodhë shumë afër ku është sot memoriali edhe varrezat e Koshares.

S’e harroj kurrë atë vozitje në dritë të hënës. Terri kish ra, qielli i hapun boll sa me e pa rrugën diqysh. Mbërrimë në një lamsh që nuk u dijke se çka po ndodhë. Vërshëllima të plumbave mbi kokë që as nuk e dijshe prej kahi po vijnë. I dorëzuem bateritë edhe aty afër ishte një trup i vra.më, i shtrimë në lese. Kujtuem se ishte rusi. Migueli e nxori kamerën me marrë pamje. Menjëherë e kuptuem se ishte trupi i një djali, nëse nuk gaboj, të Prishtinës. Shtatnaltë, kishte qenë pjesë e ekipit që medicinal që kish ra duke ia dhanë dikujt ndihmën e parë.

Aq shumë u prekëm, aq shumë u ndjemë keq, nuk dijtëm çka me ba. Beteja që ndodhke 2-300 metra tutje nisi me pushue, se u ba natë e vonë. Rusët u zbothën edhe e braktisën shokun e vra.më.

Duke u kthye e morëm trupin me e bajtë deri poshtë te rruga, ku ishte një pinc (mjet ushtarak). Leset i kapëm unë e Migueli përpara, dy djem prapa. Por, tuj mos dijtë, kokën e trupin e kishim kthye para, që në teposhtëze na bijke mue e Miguelit krejt pesha. Unë nuk e ndjejsha ma dorën teme, aq mu pat mpi.

E Migueli, qaj cpirran, nji za s’e pat lëshue. Ku e mori krejt atë forcë, me zbritë shpatit të rrëshqitshëm prej borës së shkrime, nuk e di, por në atë gjendje, tuj e pa Miguelin, 5 kilometra nuk isha ndalë.

Kjo ngjarje na lidhi shumë. Ashtu në heshtje, pa e thanë një fjalë. Prej atëherë, çdo natë sa ka ndejtë në Koshare, ishim bashkë. Bajshim plane se çka kemi me hangër edhe në cilin restaurant në Londër, kur të kryhet krejt kjo. Edhe jemi pas takue një herë.

Por, pa u takue në Londër, Migueli e pat ba një gjest heroizmi, që më pat tregue se çfarë shoku i vërtetë më ish ba ky njeri.

Një mbasdite, data s’po më kujtohet, veç e dij se moti ka qenë i ngrohtë, nisi një ofensivë serbe si asnjiherë. Përveç betejës në vijë të frontit që ish shumë aktive, nisën me e granatue edhe shtëpinë ku ishim ne në Padesh. Qëllimi ishte me e shkatërrue komandën e ndërlidhjen me artileri, e vijën e frontit me këmbësori.

Predhat bijshin në oborr pa ndalë. Isha veç vetëm në dhomë, me një vesh në radiolidhje duke e përcjellë aktivitetin tonë, me tjetrin u mundojsha me nxjerrë informata me kuptue se ku po na godasin serbët. Koordinimi ishte kyç. Kolegët i kisha në terren.

Erdhi urdhëri me e evakuue shtëpinë, e me u zhvendosë te kuzhina që ishte nja 4 km larg. Ishim të bindun se atë ditë serbët krejt arsenalin kishin me e zbrazë në ne. Migueli erdhi në dhomë me m’thanë me dalë prej aty. I thashë me m’lanë rahat, se isha duke e dëgjue betejën, edhe për me e hjekë qafe, i thashë se dal mbas pak.

Ai e mori Elidën edhe me motorr, në breshëri predhash, e çoi në kuzhinë. Krejt dolën, mbeta i vetëm në shtëpi, tuj e përcjellë situatën. Me e lanë betejën s’mujsha, e me i marrë pajisjet veç vetë me i bajtë, shansë nuk kish. Nejta, le të bahet çka të bahet. Pak edhe pritojsha me ecë 4 km, drejtë me thanë.

Nuk shkoi shumë gjatë, po hyn Migueli në dhomë. “He?” i thashë “Çka leshi i ktheve?”

“Me të marrë ty, se tuj e dijtë çfarë budalle je, e dijsha që nuk vjen.”

Shansë nuk kish me hypë në motorr të Miguelit unë. Mbetëm duke u përla pak, ai s’dojke me dalë pa mu, unë i thojsha që beteja ka ma u krye edhe gjysë ore, se s’po mujnë me na ba gja, edhe se s’ka kuptim me dalë, se duhesha me e përcjellë betejën.

Tipi e mbajti fjalën. S’doli pa mu. Hyni nën krevatin që po shihet në këtë foto djathtas, edhe derisa predhat vazhdojshin me ra në oborr, ai mu vazhdimisht ma ka përkujtue se jam budallë, deri vërtetë u krye beteja mbas një ore, e shpëtuem edhe këtë herë.

Me Miguelin e Elidën u patëm takue në një restaurant në Londër mbas luf.te, para se me u nisë ky për Sierra Leone. U patëm çkluqë tuj hangër, bash qysh i patëm premtue njani-tjetrit në Koshare, edhe s’o ndalë duke i thanë Lauras, atëherë grues teme, se sa budallë e ka burrin.

Këtë foto të Miguelit e pata ba unë, në një moment kur u pat ulë me e përdorë laptopin që na e patën çue prej Londre, sa u ngucsha për pantollat 3-fërtal. Nuk di se është publikue më herët.

Anipse s’ka luf.tue, me punën edhe veprimet e tij, Miguel Gil Moreno de Mora jo vetëm që ka qenë një njeri i vërtetë, por ishte edhe shok i ngushtë luf.te, të cilin s’e harroj përjetë. Mbiemnin ia pata mësue në atë artikull gazete në tren, me 25 mars 2000.

MIGUEL GIL MORENO DE MORA

21.06.1967 – 24.05.2000

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit