3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Njeriu i afërt me Kosovën bëhet President i Kroacisë

Rekomandime

Zoran Milanovic edhe zyrtarisht është zgjedhur President i ri i Kroacisë, duke fituar rreth 52.69 përqind të votave. Personi që dikur ishte Kryeministër i po këtij vendi, një kohë kishte punuar edhe në Qeverinë e Kosovës, si konulent i ish-Kryeministrit Agim Çeku.

Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pas numërimit të gjitha vendvotimeve, del zyrtarisht se presidenti i Kroacisë do jetë ish-kryeministri Zoran Milanovic.

- Advertisement -

Zoran mposhti ish-presidenten e deritanishme Kolinda Grabar-Kitarovic, në raundin e dytë të zgjedhjeve. Sipas këtij Komisioni, pas numërimit të 99.54 përqind të vendvotimeve, Milanovic ka fituar rreth 52.69 përqind ose rreth 1,030,000 vota.

Ndërsa kundër kandidatja Kitarovic ka marrë rreth 47,31 përqind të votave ose rreth 926,00 mijë vota.

Mirëpo, Milanovic një kohë të gjatë qëndroi edhe në Kosovë, ku edhe kishte punuar këtu si konsulent i ish-Kryeministrit, Agim Çeku.

- Advertisement -

Përveç kësaj, këta të dy njiheshin edhe si miq të mirë, ku ishin parë së bashku në një lokaq në Prishtinë, gjatë vitit 2016.

Madje, atë kohë edhe mediat kroate shkruanin se Milanovic po kërkon punë dhe këtu erdhi bashkë me kolegun e tij që e kishte në Qeveri, ish-Ministrin e Mbrojtjes Kroate, Ante Kotromanovic.

- Advertisement -

“Milanovic po kërkon punë si konsulent në vendet që po provojnë t’i bashkohen BE’së. Ai ka vizituar së fundi Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. Ndërsa është parë edhe në Prishtinë, Kosovë. Bashkë me Agim Çekun, me të cilin pritet edhe të punojë”, shkruanin mediat në Kroaci.

Kujtojmë se Kroacia më 1 janar ka marrë edhe Presidencën e BE’së, gjë që është parë si një mundësi e mirë për Kosovën, duke parë miqësinë mes dy vendeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit