1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Njeriu që Kurti i kërkoi Vuçiçit ta shkarkonte, kërkon largimin e SHBA nga Kosova

Rekomandime

Për të parë se kush i ushqen lajmet për largimin e SHBA nga Ballkani, mjafton të hapësh sot mediat serbe dhe ato ruse, dhe e shpjegon shumë mirë edhe dalldinë e nisur në Tiranë.
 

- Advertisement -

Portali i Kremlinit ‘Sputnik’, ka publikuar sot një intervistë të ndihmësit  më të rëndësishëm të njeriut më të rëndësishëm të Moskës në Beograd, Ivica Daçiç.

Sekretari i Përgjithshëm i parlamentit serb, dhe kryenegociatori i Beogradit me Prishtinën për “të zhdukurit”, Veljko Odalović, është vënë në linjën e parë të qëndrimeve për largimin e amerikanëve nga Prishtina.

Odalović, një ish-zyrtar i Sllobodan Millosheviçit në Kosovë, ka qenë edhe një kërkesë e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimin e parë që ata mbajtën në Bruksel.

- Advertisement -

Kurti vendosi si kusht të panegociueshëm largimin e këtij zyrtari nga komisioni për të pagjeturit dhe mos figurimin e tij në negociatat me Prishtinën.

Siç bën të ditur ‘Sputnik’, Veljko Odalović, është një nga entuziastët e parë të përparimit taliban në Kabul dhe deklaron se kjo do të sjellë edhe largimin e tyre nga Kosova.

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Veljko Odalović, tha për televizionin e Serbisë dhe për portalin ‘Sputnik’ se “vendimi i Shqipërisë  dhe Kosovës për të pritur një numër afganësh është i papërgjegjshëm”.

Ndërkaq, ‘Sputnik’ e vijon në formë breshëri serinë e shkrimeve që sulmon vendimin e Prishtinës zyrtare për të pranuar refugjatë nga Afganistani.

Nebojsha Coviç, ish-numri dy i qeverisë serbe në qeverinë liberale të Zoran Xhingjiçit, e cilëson shkelje të vendimeve të OKB-së pritjen e afganëve nga Kosova.

“Pritja e refugjatëve nga Afganistani është në kundërshtim të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB –së”, tha Coviç, i cili kërkon nga Beogradi që ta bëjë këtë çështje, problem në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Megjithatë, në mediat serbe nuk fshihet shqetësimi se largimi amerikan nga Afganistani do të lirojë dorën e saj në Ballkan, ku SHBA ka arritur të rrethojë Beogradin me të gjitha vendet e tjera-anëtare të NATO-s. E cila ka një bazë të madhe në Ferizaj, Bondsteel-më të madhen në rajon, e ku natyrisht po a.matos ushtritë partnere si atë të Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi e Kosovës…/Pamfleti

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit