0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Njoftime të rreme për tërmetin, arrestohet 25-vjeçarja nga Durrës

Rekomandime

Një 25-vjeçare është vënë në prangat e policisë për shkak se në rrjetet sociale ka me anë të njoftimeve të rrem ka përhapur panik tek qytetarët për sa i përket tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.

- Advertisement -

E arrestuara është Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, e cila akuzohet për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Gjatë monitorimit të rrjeteve sociale nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://www.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëpërmjet efekteve të këtyre lajmeve.

Po kështu Drejtoria e Antiterrorit bën me dije se kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon me procedimet penale.

- Advertisement -

Në fund Policia e Shtetit apelon të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik dhe fton cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Dixhital.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit