12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Njofton Haziri: Vdes 74 vjeçari nga Vrapçiqi i prekur me COVID19

Rekomandime

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi ka bërë të ditur se një person nga Vrapçiqi, i prekur me koronavirus ka ndërruar jetë.

- Advertisement -

Ky është postimi i tij:

Dita28. Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë Zeqir Shaqiri, 74 vjeç, i diagnostifikuar më 25 mars me #Covid19.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, Vrapçiqit dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit.

- Advertisement -

Ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja e Këshilli i Bashkësisë Islame dhe ju lutemi që ta respektoni vullnetin e familjes dhe thirrjen institutucioneve për mospjesëmarrje në varrim.

Ky rast i rëndë, duhet të na vetëdijësojë të gjithëve të vetëpërmbahemi, të mos dalim pa arsye, të kemi kujdes dhe ta kujtojmë që përdorimi masave mbojtëse është jetë.

- Advertisement -

Do ta bëjmë të pamundëurun që shifrat e të shëruarve me qenë sa më të larta në komunën tonë, të punojmë dhe lutemi që sa më shpejtë ta përballojmë këtë gjendje pandemie.

Me zemër të thyer, ngushëllime familjes Shaqiri. #rriNshpi

(Foto nga vizita në Vrapqiq, dhjetë ditë më parë)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit