-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Njohësi i automobilizmit: Shoferët e autobusëve bëjnë gara se cili po mbërrin i pari në destinacion, ka informacione për këtë

Rekomandime

Njohësi i automobilizmit Agan Hajdarhoxha, në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se ka informacione se disa shoferë të autobusëve të kompanive të ndryshme që kanë destinacionin e njëjtë bëjnë gara se cili po mbërrin i pari aty.

Hajdarhoxha bëri thirrje tek institucionet që kenë më shumë kujdes për mjetet transportuese në mënyrë që të këtë në shumë siguri për udhëtarët.

- Advertisement -

“Ka edhe informacione ku thuhet se shoferët e kompanive të ndryshme që e kanë të njejtë linjë bëjnë gara se cili po mbërrin më shpejtë në destinacion që është shumë shqetësuese për njerëzit dhe institucionet tona”.

“Në qoftë se ne e kemi 30 përqind shfrytëzimin e autobusëve gjatë verës atëherë institucionet duhet të kujdesen më shumë për këto mjete sepse këto po bartin njerëz, bartin shpirtra të njerëzve dhe jo tjetër çka”.

Në orët e para të martës ka ndodhur një aksident i rëndë në Bullgari, ku si pasojë e zjarrit të rënë në një autobus të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën 45 persona dhe janë lënduar shtatë të tjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit