Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike të Tokios dhe mbetet në garë për medalje të artë.
Xhudistja nga Kosova ka arritur të fitoj me Ippon në çerekfinale ndaj Kaja Kajzer.
Nora Gjakova në kategorinë -57kg tani do të garojë në gjysmëfinale.
E në gjysmëfinale e pret punë jashtëzakonisht e vështirë xhudisten nga Kosova, Nora Gjakova, pasi do të përballet me japonezen, Yoshida Tsukasa.
Tsukasa është një prej xhudisteve më të forta në kategorinë -57kg dhe aktualisht është kampione e botës.
Ndeshja do te zhvillohet pas ores 10:00.
Akili është mposhtur në gjysmëfinale, pasi fitoi lehtêsisht tri garat e para dhe tash është në garë për medalje të bronztë.