1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Nora V. Weller, gruaja e parë nga Kosova brenda shoqërisë mbretërore të arteve në Britani

Rekomandime

Nora Visoka-Weller është emëruar Fellow brenda shoqërisë mbretërore të arteve në Mbretërinë e Bashkuar (Fellow of the Royal Society of Arts), transmeton KultPlus.

- Advertisement -

Nora është gruaja e parë nga Kosova që është pozicionuar brenda kësaj organizate që ekziston mbi 260 vjet, puna e tyre përqendrohet në mbështetjen e inovacionit në tri fusha kryesore: zhvillimi kreativ, shërbimet publike dhe komunitetet, ekonomia, ndërmarrja dhe prodhimi.

“Jam e nderuar që puna ime, posaqërisht nocioni mbi Trashëgiminë Atrocitare ka tërhequr vëmendjen përtej Kosovës dhe Ballkanit në Cambridge është tashmë e njohur puna ime, por vitin tjetër pritet të ligjëroj në Los Angeles dhe Harward mbi këtë çështje”, është shprehur Nora V. Weller.

Nora Visoka-Weller është avokate dhe studiuese e trashëgimisë kulturore në Universitetin e Cambrige-it. Studimi i saj i fundit mbi Trashëgiminë Atrocitare në Kosovë është përzgjedhur studimi me origjinal në vitin 2019 në Universitetin e Cambridge-it dhe trajton statusin e të mbeturave njerëzore nga lufta 1998-1999 në Kosovë.

- Advertisement -

Fellow of the Royal Society of Arts është ndër organizatat më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar, anëtarët e njohur ndër shekuj kanë qenë: Benjamin Franklin, Stephen Hawking, Karl Marx, Nelson Mandela, etj. Brenda kësaj organizate ftohen individët, të cilët dëshmojnë ndër vite hulumtim unik, që ofron ndryshim pozitiv në mënyrën se si trajtohen çështje të caktuara nëpër shoqëritë globale. /21media/ KultPlus.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit