6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Nuk bleu prodhimet e saj në Serbi, marketi nga Ferizaj fiton betejen ligjore ndaj Coca Colës

Rekomandime

Gjykata Komerciale ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e kompanisë “Coca Cola” për caktim të masës së sigurisë ndaj maketit vendor “Plus Market” me seli në Ferizaj.

- Advertisement -

Këtë e ka konfrmuar avokati Asdren Bytyqi, i cili përfaqëson “Pus Market”.

Sipas avokatit Bytyqi vendimi hap dyert për shumë shumë kompani sipas të cilit nuk kanë pasur alternativë tjetër përveç furnizimit me produkte nga Serbia.

“Ende nuk është vendimi i formës së prerë, mirëpo vendimi është konform në lidhje me masën. Ky vendim përbën vendosjen e një precedenti dhe njëkohësisht standardi të mirë, duke mbyllur njëherë e përgjithmonë monopolet e importeve nga një vend, ne këtë rast Serbia” – tha avokati Asdren Bytyqi.

- Advertisement -

Megjithatë, Coca-Cola kishte kërkuar nga Gjykata Komerciale që të caktohet masa e sigurisë që detyron marketin “Plus Market” që të ndërpres veprimet me të cilat ky market refuzon që të importoj produkte të kësaj kompanie që vijnë nga Serbia.

Kjo kompani kishte kërkuar që të konfiskohen dhe largohen nga tregu i Kosovës të gjithë produktet, COCA-COLA, FANTA dhe SPRITE të importuara pa autorizim tregtar dhe pa autorizim të bartësit të së drejtës së markës.

- Advertisement -

Në mars të këtij viti, kompanisë “Frutin” i ishte ndaluar importi i pijeve “Coca-Cola”, “Fanta” dhe “Sprite”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit