-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nuk është vetëm Kujtimi nga Maqedonia, një prej tyre është nga Kosova

Rekomandime

Pas suImit të përgjakshëm në mes të qytetit të Vjenës të hënën në mbrëmje, i dyshuari kryesor, i cili me sa duket kishte njoftuar aktin në internet, tani është identifikuar.

Sipas mediave austriake i dyshuari është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me shtetësi austriake.

- Advertisement -

I dyshuari i cili është identifikuar si Kujtim F. dhe që raportohet se ka prejardhje shqiptare, kishte disa dosje penale dhe ishte liruar nga burgu në dhjetor të vitit 2019.

Gazeta austriake “Heute” shkruan se në kërkim janë 12 të dyshuar, në mesin e të cilëve edhe shqiptarë nga Kosova.

Në mes të korrikut, 20-vjeçari i dyshuar për suImin thuhet se kishte udhëtuar në Sllovaki me një mik për të marrë municion për pushkën e tij.

- Advertisement -

Makina raportohet se i përkiste nënës së njërit prej kontakteve të shumta të dyshimta (një person me prejardhje nga Kosova ), grup ky që sipas Heute me vite ishin njohur si radikalë.

Kjo gazetë shkruan se tashmë është bërë kërkimi në shtëpitë e disa të dyshuarve në Vjenë.

- Advertisement -

Më i riu nga të dyshuarit raportohet se është 16 vjeçar.

Të dyshuarit, raporton Heute janë midis 16 dhe 25 vjeç dhe kanë lindur në Vjenë, Kosovë, Bangladesh, St. Pölten, Çeçeni dhe Mödling.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit