Janë publikuar pamje mjaft të bukur na projekti ‘Bashkimi i Qytetit’ në Ferizaj. Atje shihet se në këtë projekt është punuar shumë dhe infrastruktura që është ndërtuar është mjaft e bukur, shkruan Gazeta Metro.
Në Ferizaj që nga shtatori i vitit 2018, kanë filluar punimet për nënkalimin që lidh qytetin e Ferizajt. Ky projekt që nga fillimi është quajtur ‘Bashkimi i Qytetit’.
Ky nënkalim është i gjatë 700 metra dhe i gjithë është nën hekurudhë.
Ndryshe ky projekt njihet si projekti më i madh në 20 vitet e fundit në Ferizaj.
Vlera e projektit ka qenë mbi 14 milionë euro, derisa ndërtimi i ti ishte kundërshtuar ashpër nga opozita.
Sot Ferizaj është në përfundim të këtij projekti dhe pamjet që vijnë nga atje janë vërtetë mahnitëse.
Infrastruktura që është ndërtuar por edhe projekti në tërësi, duket sikur të jetë në vendet perëndimore.
Më poshtë keni disa fotografi: