1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nuk ia zgjati dorën Der Leyen hesht për Odongon, ndryshe veproi karshi Erdoganit

Rekomandime

Kryezëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha sot se presidentja e Komisionit, Ursula Von der Leyen, nuk e ka komentuar e as që do ta komentoj shpërfilljen që ia bëri Ministri i Jashtëm i Ugandës, Jeje Odongo, kur nuk i zgjati dorën në Samitin BE – Unioni Afrikan.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mamer tha se Der Leyen dhe gjithë ekipi i saj aktualisht janë të fokusuar vetëm te kriza në Ukrainë, dhe nuk kanë kohë as interes të merren me komente për zhvillime të tjera.

- Advertisement -

Për më tepër, zëdhënësi mohoi krahasimin që iu bë këtij rasti me atë të presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i cili presidentes së KE-së nuk i kishte ndarë një kolltuk sikur presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, me të cilin ajo kishte shkuar bashkë në takimin në Ankara.

Ai, tha se as në rastin e Turqisë, Der Leyen nuk kishte komentuar lidhur me situatën e krijuar.

Por, një gazetare insistoi se liderja evropiane e kishte ngritur zërin fort për rastin në një fjalim në parlamentin evropian. Në fakt, aty kishte pranuar se ishte ndjer shumë keq, dhe se e tërë situate ishte krijuar për faktin se ajo është një grua.

- Advertisement -

“Unë u ndjeva shumë e lënduar dhe e vetmuar, si një grua dhe si një evropiane”, pati thënë ajo para eurodeputetëve.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit