Gjatë ditëve të fundit ish-deputeti i PDK’së, Shukri Buja është komentuar shumë për ndryshimin drastik në pamje.
Buja në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, #Gjesi ka folur për këtë ndryshim.
Ai tha se qe 35 vite ushtron fitnes, po ashtu çdo mbramje e preferon të vrapojë.
Ndërkaq, kur u pyet nga gazetarja Syzana Hajradini se a po e njohin njerëzit kur po e takojnë, ai u përgjigj
“Shumë me vështërsi. Vec nga afër. Ndërkaq një pjesë e ish-udhëheqësve, kur kam qenë në seli as nuk më kanë përshëndet se nuk e kanë ditë as që jam. Janë befasu të gjithë e sidomos shefi i partisë, Kadri Veseli. Tha mos e ndryshoni pamjen se ma bukur po dukeni kështu”, ka thënë Buja.
Për më shumë shikoni intervistën në linkun e mëposhtëm.