24.2 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

“Nuk na lanë të pinim një kafe në Prizren”. Shqiptarët e pavaksinuar habiten që nuk u lejohet hyrja në Kosovë

Rekomandime

Të pavaksinuarit nuk mund të futen më në territorin e Kosovës, as edhe me një test negativ për Covid-19. Përjashtim nuk bëjnë as qytetarët nga Shqipëria, të cilët duhet të kenë dy doza për të kaluar kufirin.

Masat e reja të qeverisë së Kosovës duket se I gjetën të painformuar disa shqiptarë, të kthyer nga policia kufitare e Vërmicës.

- Advertisement -

“Unë pres dozën e dytë me datë 13 janar, por nuk të lënë të futesh. Do pres deri atëherë”, thotë një qytetar.

“Unë e kam bërë, por nusja ishte me test. Nuk na lanë të pinim një kafe në Prizren”, thotë një tjetër.

Qeveria e Kosovës vendosi të ashpërsojë masat anti-Covid, për shkak të rritjes së numrit të rasteve aktive me koronavirus në vend. Nga kjo e hënë nuk vlen asnjë dokument tjetër për të kaluar kufirin nga shtetasit e huaj. Ndërsa për shtetasit e Kosovës që kërkojnë të kthehen në vend, por nuk janë vaksinuar, do t’iu mundësohet që të imunizohen në aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit