-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nuk ndalet Qeveria Kurti, ky është vendimi i fundit nga Albulena Haxhiu

Rekomandime

Ministrja e re e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ditë më parë tha se ka në plan që ta kthejë në pikën zero procesin e emërimit të noterëve.

Unë kam në plan që procesi i noterisë të anulohet dhe të kthehet në pikën zero. Këtu janë dy shqetësime: e para, fitimi i të drejtës individuale, ata të cilët e kanë kaluar provimin e noterisë do të mund që të ankoheshin në gjykatë tek departamenti administrativ… (Brenda asaj liste) ka edhe të tillë që e kanë kaluar provimin me meritokraci, nuk po them se e gjithë lista prej atyre personave e kanë kaluar provimin me baza nepotiste familjare, partiake, por po them se as atyre të mirëve brenda asaj liste nuk u intereson që të dalin nga një proces i komprometuar i noterisë. Ne jemi duke parë vetëm bazën ligjore në mënyrë që mos të bëjmë ndonjë shkelje eventuale”, ka deklaruar Haxhiu.

- Advertisement -

E “Kosova Sot Online”, mëson se ky vendim tashmë është marrë dhe kjo do të bëhet e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme, që Albulena Haxhiu do ta mbajë orën 13.

Sipas burime të “Kosova Sot Online”, procesi i noterëve do të kthehet në pikën zero, proces ky i cilësuar krejtësisht politik dhe i bërë nën ndikimin e ish partnerëve të PAN-it.

Kjo është edhe një goditje serioze ndaj PAN-it, sidomos PDK-së kur dihet se Abelard Tahiri e kishte mbështetur, por edhe mbrojtur me të gjitha mënyrat këtë proces, të kritikuar edhe nga shoqëria civile por edhe nga përfaqësuesit diplomatik të vendeve mike në shtetin e Kosovës.

- Advertisement -

E kujtojmë se ditëve të fundit, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka shfuqizuar në sërë vendimesh të qeverisë Haradinaj, si ai për rritjen e pagave, koordinatorët nacional, shkarkimi i bordit të Telekomit dhe shfuqizimi i vendimit për përfitimet e zyrtarëve edhe pas përfundimit të mandatit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit