14 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

“O mjerana, unë nuk ua kam frikën…”, Naim Miftari reagon pas suImeve ndaj tij!

Rekomandime

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj atyre që në rrjetet sociale po e suImoknë për deklaratat e tij.

- Advertisement -

Miftari i cili reagon për shumë çështje që janë me interes në Kosovë, këto ditë po përballet me disa sulme nga njerëz e grupe të ndryshme.

Miftari i quan mjerana të gjitha ata, duke shtuar se nuk frikohet prej tyre e as prej shefave të tyre.

Reagimi i plotë i Naim Miftarit:

- Advertisement -

Sa të mjerë jeni o mjerana! Pse a mos e keni pa apo hasur ndonjëherë në jetën tuaj të mjerë që unë Naim Miftari kur flas, deklaroj apo kur shkruaj në shtyp kurrë nuk jam fshehur pas ndonjë pseudonimit ose pas ndonjë emri të rrejshëm të internetit a shefat e juaj që i keni kah ju mrizojnë në burgun e Hagës u dashtë me ju tregu juve se unë nuk ua kam friken as atyre, juve më edhe ma hiq!

E vetmja breng e imja ka qenë dhe është se gjatë jetës gjatë punës tona ma parë, por dhe sot nuk i kam hi rastësisht pa dijen time dikujt në hak, pasi jem njerëz të gjithë gabojmë, edhe pse kurrë nuk kam veprua nga thash e thamet, por vetëm kur ka pas argumente të bollshme kem lëvizur!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit