23.6 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

OBSH jep lajmin e hidhur për trajtimin premtues të coronavirusit

Rekomandime

Organizata Botërore e Shëndetësisë do suspendojë testimin klinik tek pacientët me koronavirus të klorokinës. Një gjë e tillë është bërë e ditur përgjatë konferencës së përditshme të koronavirusit të mbajtur nga organizata botërore.

- Advertisement -

OBSH ka thënë se është shprehur e shqetësuar pas rishqyrtimit të një studimi të publikuar në revistën mjekësore ‘The Lancet’, sipas të cilit klorokina shkaktoi rritjen e vdekshmërisë së pacientëve me Covid-19, shkruajnë mediet e huaja.

Për këtë arsye, hulumtuesit thanë se po pezullojnë përdorimin e klorokinës në Testimin e Solidaritetit të OBSH-së, në të cilin po testohen katër lloj ilaçesh që janë parë si potenciale për shërimin e sëmundjes infektive.

I NGJAJSHËM

- Advertisement -

OBSH SHËNON DITËN ME NUMRIN MË TË MADH TË INFEKSIONEVE NGA FILLIMI I COVID-19

“Grupi ekzekutiv ka vënë në zbatim një pezullim të përkohshëm të hidroklorokinës në Testimin e Solidaritetit pas rishikimit të të dhënave të sigurisë nga bordi i monitorimit të të dhënave”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i organizatës shëndetësore.

- Advertisement -

Sidoqoftë, testimet e medikamenteve të tjera do të vazhdojnë, sipas shefit të organit ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit