9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Vitia tregon se kur mund të hapen shkollat, në banka mund të kthehen vetëm këto klasë

Rekomandime

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se beson që muajin e ardhshëm do të hapen shkollat për disa klasë, raporton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Vitia u shpreh se janë në diskutime të vazhdueshme me Ministrinë e Arsimit dhe shtoi se beson që sidomos klasët e nënta dhe ato të dymbëdhjeta mund të kthehen në bankat e shkollës në qershor.

“Jemi në diskutime të vazhdueshme me Ministrinë e Arsimit. Unë besoj që në qershor, jo të gjitha klasët, një pjesë e klasëve. Sidomos klasët e nënta dhe të dymbëdhjeta”, tha Vitia në konferencën për shtyp.

Ai shtoi se “edhe për çerdhe gjithashtu jemi në diskutim”.

- Advertisement -

“Po besojmë dhe po shpresojmë që situata epidemiologjike ka me vazhdu me qenë kështu e mirë, që sa më shpejtë ta marrim vendimin e tillë”, tha ai.

Paraprakisht, Vitia tha se kur të hapen shkollat e çerdhet, maskat, distanca dhe higjena do të bëhen të domosdoshme.

- Advertisement -

“Shkollat dhe çedhet do të hapen por maskat, distanca dhe higjena duhet të bëhen të domosdoshme”, u shpreh Vitia

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit