3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

OBSH veçon 11 vendet ku koronavirusi u rikthye fuqishëm, ndër to edhe Kosova

Rekomandime

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se Europa ka shënuar rritje javore të rasteve pozitive me koronavirus.

- Advertisement -

OBSH ka përmendur 11 vende ku shpejtësia e përhapjes së virusit ka shkaktuar një “rritje domethënëse të numri të infektimeve dhe nëse nuk merren masa do të ketë pasoja në sistemin shëndetësor të këtyre vendeve edhe njëherë në Europë”.

Këto deklarata i ka bërë drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge gjatë një konference për media, raporton “BBC”.

11 vendet europiane që veçohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnje Hercegovina, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Maqedonia e Veriut, Republika e Moldavia, Suedia dhe Ukraina.

- Advertisement -

Ambasadorët e Bashkimit Europian pritet që të takohen këtë javë për të diskutuar rihapjen e kufijve të jashtme të bllokut më 1 Korrik. Një prej kritereve që vendet anëtare po marrin në konsideratë për të kufizuar lëvizjen e udhëtarëve nga vende të caktuara, janë për ata që kanë numrat më të larta të të infektuarve. Vende si SHBA, Rusi e Brazil, me gjasë nuk do të përfshihen në listën e vendeve të sigurta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit