2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

O’Connell pranon se pati sherr në familje: Djali im dëshiron të luajë për Kosovën dhe jo për Anglinë

Rekomandime

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell në një intervistë në Pressing ka folur për Përfaqësuesen e Kosovës, futbollistët e saj dhe legjendën, Fadil Vokrri.

- Advertisement -

O’Connell njihet si tifoz i madh i Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa nuk ka hezituar të tregojë disa gjëra interesante që ai kalon në familjen e tij, shkruan Reporteri.net

Siç tashmë edhe dihet, O’Connell është dhëndër i Kosovës, ndërsa është baba i një djali, me të cilin ambasadori duket se ka një problem të madh.

Ai ka rrëfyer se djali i tij është një tifoz i madh i Përfaqësueses së Kosovës dhe se dëshiron të luajë për ‘Dardanët’ në të ardhmen.

- Advertisement -

“M’ka bo telashe në shtëpi, sepse djali im dëshiron të luajë për Kosovën dhe jo për Anglinë”, ka thënë O’Connell, deklaratë kjo që është pritur me të qeshura në studio.

Ai është pyetur edhe për ndeshjet e Kosovës me Republikën Çeke dhe Anglinë, ndërsa është treguar diplomat dhe i matur në përgjigjen e tij.

- Advertisement -

“Ndeshja me Çekinë është më e rëndësishme. Me Çekinë ka mundësi për fitore. Për, Anglinë shpresoj që të mbetemi miq pas ndeshjes”, ka thënë ai me humor.

Ndryshe, Kosova do të përballet me Republikën Çeke më 7 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ndërsa vetëm tre ditë më pas, do të udhëtojë në Angli, atje ku do të përballet me Kombëtaren e ‘Tre Luanëve’ në stadiumin St. Marys të Southamptonit./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit