2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Odaloviq: Kurti do që t’i bëjmë kërkesë speciale për mbajtjen e referendumit në territorin tonë

Rekomandime

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit serb dhe ish-funksionari i lartë në Kosovë në kohën e Sllobodan Millosheviqit, Veljko Odaloviq, ka deklaruar se Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi është i gatshëm të mbajë referendum edhe në Kosovë për ndryshimet kushtetuese në Serbi, por se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “po e përkeqëson situatën”.

Siç raporton Radio Televizioni i Serbisë (RTS), Odaloviq i ka përkujtuar se zgjedhjet e Serbisë në Kosovë janë zhvilluar pa problem në kohën e qeverisjes së Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Avdullah Hotit, por se, siç thotë ai, Kurti është ai që punon ndryshe.

- Advertisement -

“Është ai që i ka ndërprerë kontaktet me OSBE-në, me të gjithë. Ai po mundohet të detyrojë Serbinë t’i drejtohet me një kërkesë të veçantë, sikur të ishte diaspora. Kjo është e papranueshme për ne. Territori është unik, është i joni, deshi ai apo jo, le të gjendet ai në botën e vet”, ka thënë Odaloviq.

Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Serbi në çështjet e drejtësisë do të mbahet më këtë të dielë, më 16 janar.

Kryeministri i Ksoovës, Albin Kurti pas një bisede me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian tha se s’është pajtuar që të organizohet referendumi i Serbisë edhe në Kosovë, derisa ka shtuar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes postës apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

- Advertisement -

“Gjatë një bisede me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell unë shpreha qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi i një shteti tjetër në një territor sovran nuk është praktikë e pranueshme nga asnjë shtet demokratik”, shkroi Kurti në Twitter.

- Advertisement -

Në kundpërgjigje, kryediplomati evropian ka përmendur se si në të kaluarën janë grumbulluar votat nga misioni i OSBE-së.

Sipas Borell, qytetarëve duhet t’iu jepet mundësia për ta ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

“Dje kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq lidhur me grumbullimin e votave në Kosovë për referendumin kushtetues që mbahet të dielën në Serbi. Grumbullimi i votave në të kaluarën është bërë me lehtësimin e OSBE-së. Qytetarët duhet të jenë në gjendje që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit”, tha Borrell përmes një postimi në Twitter

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit