Nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj, është lëshuar në fjalë ofenduese ndaj gazetarit Parim Olluri, duke e sharë madje edhe me nënë.
Ndaj këtij fjalori të Haradinajt ka reaguar Olluri i cili poashtu i është kundërpërgjigjur ashpër, duke thënë se vlera më të madhe se Nasimi ka kali i tij.
“Nuk duhet marre seriozisht Nasim Haradinajn. Eshte gllup. Vlerë më të madhe ka kali i tij i vogël, të cilin e ka deklaruar në Anti Korrupsion. Për blerjën e Nasimit nuk i shpenzon kush 3 mijë euro. Asnjë parti e asnjë individ”, ka shkruar Olluri në reagimin e tij.