3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i kontribuonte paqes në rajon e më gjerë

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në Kanada, është takuar me udhëheqësin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer.

Osmani ka theksuar vizionin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO.

- Advertisement -

Ajo u shpreh se Kosova në NATO, do t’i kontribuonte jo vetëm paqes e stabilitetit në vendin tonë, por edhe në rajon e më gjerë.

“Në takim me Udhëheqësin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer, kam theksuar vizionin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO, i cili do t’i kontribuonte jo vetëm paqes e stabilitetit në vendin tonë, por edhe në rajon e më gjerë. Kam shprehur mirënjohjen për angazhimin e forcave të NATO-s në Kosovë ndërkaq Admirali Bauer ka shprehur falenderimin e NATO-s për vendimin e Kosovës për pranimin e refugjatëve afganë“, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit