1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Osmani flet për shkarkimin e Dakës: Askush s’mund të më kërcënojë me Gjykatën Kushtetuese

Rekomandime

Presidentja Vjosa Osmani sot iu kundërpërgjigj kritikave të Komisionit Evropian, në raportin për Kosovën lidhur me shkarkimin e Valdete Dakës nga KQZ.

Ajo tha se ndërprerja e mandatit të Dakës nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor të 17 tetorit.

- Advertisement -

Ajo u shpreh sa ka pasur përmirësim të dukshëm në punën e KQZ’së dhe se zgjedhjet ishin të organizuara në mënyrë ë shkëlqyer nga udhëheqja e re e KQZ’së.

“Legjislacioni në fuqi parasheh se Presidentja është autoriteti kompetent për të emëruar kryesuesen e KQZ’së, sikurse edhe për ndërprerje të mandatit të saj. Pra Presidentja është autoriteti emërues, është autoriteti shkarkues dhe po ashtu autoriteti që bën vlerësimin e integritetit”, tha Osmani dhe shtoi se vendimi për shkarkimin e Valdete Dakës ka qenë në përputhje të plotë me Kushtetutën.

“Mua nuk do të mund të më zbrapsë askush me kërcënime për dërgim në Gjykatën Kushtetuese. Sa për mua le të më dërgojnë çdo javë nga një rast”, shtoi tutje Osmani.

- Advertisement -

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani në muajin qershor e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit