3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Osmani godet Thaçin e Pacollin: S’ka më lobim për lëkurë dhe biznese individuale

Rekomandime

Presidentja Vjosa Osmani i ka goditur ish-ministrat e Jashtëm, Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli duke thënë se sot politika e jashtme nuk lobon për interes e as për biznese individuale, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Osmani tha se ndryshe si viteve të tjera, këto lobime do të bëhen vetëm për interesin e qytetarëve të Kosovës, e jo për lëkurën individuale të dikujt, e as për bizneset e pronat individuale të dikujt.

- Advertisement -

“Gjatë takimeve unë kam biseduar me biznese e oda tregtare. Rezultati i këtyre takimeve është se kurrë nuk ka pasur interesim më të madh të investitorëve të jashtëm. Do të ketë investime serioze, që do ta transformojnë ekonomikë e Kosovës.

Kjo është rezultat i kësaj politike të jashtme që kurrë nuk ka qenë me dinamike në Kosovë. Më e rëndësishmja është që politika e sotme e jashtme e Kosovës nuk lobon as për interes individual e as për biznese individuale sic kemi parë në të kaluarën. As për lëkurën individuale të dikujt, as për bizneset e pronat individuale të dikujt, vetëm për Kosovën”, tha Osmani në KallxoPernime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit