1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Osmani kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë të flasë zëshëm për të zezat e Serbisë ndaj Kosovës

Rekomandime

U. d. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, njëherësh kryetare e Kuvendit të Kosovës në vizitën dy ditore në Shqipëri ka takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin.

Osmani ka kërkuar nga homologu Ruçi që Kuvendi i Shqipërisë të marrë qëndrim për kr.imet e Serbisë në Kosovë.

- Advertisement -

Duhet të ndiqet shembulli i Kuvendit të Kosovës, i cili ka miratuar një Rezolutë, me të cilën kërkohet dënimi i gjenocidit serb në Kosovë.

Sot dialogu me Serbinë është ende i pambyllur ne jemi të vendosur që të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit, duke e njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit, rregullimin kushtetues dhe nivelin e organizimit politik.

Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territor të saj e as me koncesione të tjera, për politikën gjenocidale që Serbia kishte ndaj nesh.

- Advertisement -

Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje e të dënohet.

E jo të shpërblehet”, ka deklaruar Osmani.Osmani ka theksuar rolin e Kuvendit të Kosovës në bashkëpunimin me atë të Shqipërisë, ndaj ka kërkuar mbështetjen dhe ndarjen e përvojave në procesin e integrimit evropian.

- Advertisement -

“Duhet ta rrisim bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet të të dy Kuvendeve në funksion të shkëmbimeve ndërparlamentare dhe zhvillimit të diplomacisë parlamentare”, është shprehur ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit