4.1 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Osmani pret në takim lamtumirës shefen e BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës shefen e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Apostolova e përfundon misionin e saj diplomatik në Kosovë.

- Advertisement -

Osmani e ka uruar Apostolovën për punën e saj si përfaqësuese e BE’së në Kosovë, duke thënë se gjatë misionit të saj në Kosovë prezenca e BE’së ka qenë në të gjitha fushat.

Kryetarja Osmani e uroi Apostolovën për punën e shkëlqyer si përfaqësuese e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe për koordinimin efektiv ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së.

Kryetarja Osmani pohoi se Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në aspiratën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas kryetares Osmani, gjatë misionit diplomatik të Apostolovës, prezenca e BE-së është ndjerë pothuajse në të gjitha fushat dhe asistenca nga BE-ja ka ndihmuar në adresimin e problematikave të ndryshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës në baza të përditshme.

- Advertisement -

Në mesin e tyre, Kryetarja e Osmani ka vlerësuar në veçanti edhe angazhimin aktiv të Apostolovës për fuqizimin e grave dhe avancimin e të drejtave të tyre”, thuhet në njoftimin e drejtorisë për marrëdhënie me publikun e Kuvendit.

Osmani i uroi Apostolovës suksese në angazhimin e mëtejmë dhe e siguroi atë që institucionet e Kosovës do të jenë mikpritëse ndaj shefes së re të Zyrës së BE-së në Kosovë për të vazhduar bashkëpunimin me BE-në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit