19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Osmani prezanton projekt-rezolutat që pritet të votohen në Kuvend, njëra prej tyre pas deklaratës së zv/kryeministrit Rakiq

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka prezantuar sot projekt-rezolutat që priten të votohen në pjesën e dytë të Kuvendit të Kosovës.

Osmani tha se propozimi i parë ka të bëjë me një Rezolutë të Kuvendit, ku deputetët shprehin vullnet politik të Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

E qartësojnë se cili është qëndrimi politik i Kuvendit, ky Kuvend ka miratuar rezoluta për tema të ndryshme, përfshirë dialogun, deklarata të ministrave të Listës Serbe edhe në të kaluarën, propozoj që të hy në rend dite, ky propozim-rezolutë: Kuvendi i Kosovës në mbështetje të nenit 65 propozon këtë rezolutë.

Kuvendi i Kosovës rikonfirmon se Kushtetua e Kosovës karakteri unitar, sovraniteti shtetërore janë të pacenueshme çdo thirrje për mbështetje të pozicionit politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është kundër sovranitetin dhe kërcënon themelet e Kosovës.

Kuvend i i Kosovës rikonfirmon se të gjitha subjektet politike, qoftë ato në qeveri apo opozitë kanë për obligim të punojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duke mos rrezikuar interesat shtetërore karshi Serbisë.

- Advertisement -

Kuvendi fton qeverinë e Kosovës që të mos lejojë asnjë anëtarë të saj të jetë i përfshirë apo angazhuar në fushatën e Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës .

Kuvendi kërkon nga Qeveria të shkarkojë anëtarët e qeverisë që bëhen pjesë e përpjekjeve të tilla.Në rast se Qeveria s’largon në afat prej një javësh, do të iniciohet mocion mosbesimi ndaj anëtarëve individual që kanë cenuar shtetësinë e vendit”, deklaroi Osmani.

- Advertisement -

Tutje ajo tha se mocionet e mosbesimit mund të iniciohen edhe ndaj ministrave individual.

Propozim-Rezoluta ka të bëjë me një deklaratë shumë specifike që s’lidhet me masat e pandemisë, por me deklarimin e Listës Serbe, Kryetar i së cilës është zv/kryeministri Goran Rakiqi ku thotë se i përkrahë përpjekjet politike e diplomatike të presidentit serb Vuçiq për ta kthyer sipas tyre të Kosovës dhe Metohisë, pra ka të bëjë me fushatën diplomatike kundër shtetësisë së Kosovës.

Kjo propozim-rezolutë ka të bëjë se si një zv/kryeministër i Kosovës i bashkohet fushatës kundër shtetit tonë. Mocionet e mosbesimit mund të iniciohet edhe ndaj ministrave individual. Ky është propozimi për t’u futur sot në rend të ditës menjëherë pas pauzës.

Kjo deklaratë apo rezolutë në fakt e Kuvendit të Kosovës për këtë kërkohet shumicë e thjeshtë.

Propozimi i dytë ka të bëjë me nismën legjislative të këtij Kuvendi ,të Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, në situatën që po kalon Kosova me vdekjet nga koronavirus për ligjin dhe parandalimin e pandemisë është jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm.

Prandaj mendoj se kjo do të jetë momenti i kësaj seance që të gjithë deputetët folën për vendosjen e interesit qytetarë mbi atë politike, do ta sfidojnë veten”, shtoi Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit