1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

OVL e UÇK’së ia bëjnë të qartë Kurtit: Verifikimin e listave të veteranëve mund ta bëjnë vetëm komandantët e UÇK’së

Rekomandime

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL), të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas takimit me kryeministrin Kurti, kanë thënë se verifikimin e listave të veteranëve mund ta bëjnë vetëm komandantët e UÇK’së.

Sekretari i kësaj Organizate, Faton Klinaku, ka thënë në një postim në Facebook se verifikimin e listave të veteranëve mund ta bëjnë vetëm komandantët e UÇK’së.

- Advertisement -

“Kur kanë aplikuar njerëzit, ka qenë e përcaktuar me ligj se keqpërdorimi i statusit të veteranit paraqet vepër penale. Si organizatë e veteranëve të luftës së UÇK-së, po harrohet se duke parë shifrat, para disa viteve kemi kërkuar që procesi i verifikimit të veteranëve duhet të hetohet nga prokuroria dhe për këtë është nisur proces gjyqësor, i cili ende po vazhdon. Verifikimi i veteranëve të luftës mund të bëhet me proces gjyqësor, që të shihet se ku është bërë shkelje ligjore, por edhe nëse fillon të krijohet tjetër komision qeveritar, nuk mund të verifikohet ndryshe përveçse me anë të komandantëve të UÇK-së”, ka shkruar Klinaku.

Ai ka thënë se si OVL e UÇK’së, nuk kanë pasur asgjë të bëjnë me verifikimin e veteranëve, por vetëm i përfaqësojnë ata dhe e kanë obligim përkujdesjen për mirëqenien e tyre.

- Advertisement -

Të martën, kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar një riverifikim të listave të veteranëve UÇK.

Albin Kurti, ka folur për çështjen e rritjes së pensioneve të veteranëve të luftës.

- Advertisement -

Ai ka thënë se është një dallim i madh në këtë çështje pasi që sipas tij është deformuar historia me listën prej mbi 60 mijë veteranësh. Kurti ka thënë se nuk kanë qenë mbi 20 mijë veteranë.

“Është një dallim i madh. Kemi deformuar historinë tonë me ato mbi 60 mijë emra. Një ndër personat që më së shumti e di përbërjen e UÇK-së është Rexhep Selimi. Ai e di çka ka qenë UÇK-ja. Nuk ka teori për mbi 20 mijë veteranë”, ka thënë ai të martën.

Kurti ka thënë se Kosovës i duhet që të dihet se sa veteranë saktë janë.

Me insistimin e moderatorit, Kurti paralajmëroi ri-verifikim të listave të veteranëve.

“Besoj që mirë do të ishte. Kush e formon e kush e bën është pak e rëndësishme. Nuk e di a do ta quajmë riverifikim, por kemi nevojë për dëshmi. Lufta ka nevojë për të vërteten edhe në kuptimin sasior. Po përfundojmë duke i ditur saktë vetëm të vdekurit. Duhet t’i dijmë edhe të gjallët”, kishte thënë Kurti.

Kujtojmë që vet Kurti është i regjistruar si veteran dhe ka certifikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit