5.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

OVL-UÇK kërkon shkarkimin e eurodeputetes gjermane pas ndërhyrjes në punën e Speciales

Rekomandime

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së kanë kërkuar nga Parlamenti Evropian që eurodeputetja Viola von Cramon të shkarkohet ose t’i hiqet funksioni i raportueses për Kosovës, pas vizitës së saj në Dhomat e Specializuara.

- Advertisement -

Kryetari i OVL UÇK-së Hysni Gucati, tha se janë të prekur nga sjellja, siç e quajti ai, të paprecedentë dhe politikisht jo korrekte të eurodeputetës. Ai tha se vizita e eurodeputetës një ditë pas intervistimit të presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale tregon shumë qartë se vizita e saj ka pasur qëllime specifike për këtë rast.

“Si Organizatë e Veteranëve të Luftës së UÇK-së jemi thellësisht të prekur nga sjellja e paprecedentë dhe politikisht jo korrekte e eurodeputetes Viola von Cramon. Kjo eurodeputete ka kohë që ka humbur paanshmërinë, korrektësinë dhe ekuilibrin politik, që do të duhej ta kishte një raportuese për Kosovën. Përderisa e gjithë bota ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar iniciativën tonë legale dhe legjitime për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale për gjoja presion dhe ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, kjo eurodeputete pa fije turpi një ditë pas përfundimit të intervistës së presidentit të shtetit tonë, i cili ka qenë edhe lider politik i UÇK-së, i vizitoi Dhomat e Specializuara. Po ashtu, pa fije turpi kjo eurodeputete deklaroi se prokuroria dhe gjyqtarët janë kinse njerëz profesionalë dhe nuk japin përgjegjësi në pyetjen specifike, duke lënë të nënkuptohet shumë qartë se vizita e saj ka pasur qëllime specifike për këtë rast”, tha ai.

Ai tha se eurodeputetja duke shfrytëzuar pozicionin e saj në Parlamentin Evropian është munduar që ta riformatizojë skenën politike në Kosovë, e për çka tha se kërkojnë nga ky institucion shkarkimin e saj.

- Advertisement -

“Si Organizatë e Veteranëve të luftës së UÇK-së ju bëjmë thirrje institucioneve të Bashkimit Evropian që vlerat demokratike dhe standardet evropiane të demokracisë, të cilat i promovojnë që gjysmë shekulli t’i zbatojnë edhe për parlamentarët e tyre. Duke shfrytëzuar pozicionin e saj në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Viola von Cramon në vazhdimësi është munduar ta riformatizojë skenën politike në Kosovë me ndërhyrje të favorizimeve të paprecedentë politik e juridik. Kërkojmë nga Parlamenti Evropian shkarkimin e zonjës Cramon për shkak se është e njëanshme, minimalisht t’i hiqet funksioni i raportueses për Kosovën”, tha ai.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, më 17 korrik kishte vizituar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Specializuar të Prokurorisë, një ditë pasi kishte përfunduar intervistimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit