15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Pacientët në QKMF të Pejës trajtohen nëpër korridore, dhomat të stërngarkuara!

Rekomandime

Situata e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, ka prekur më së shumti sistemin shëndetësore.

- Advertisement -

Kësisoj nga përhapja e madhe e këtij virusi dhe rritjes së numrit të të infektuarve, shumë klinika janë stërmbushur me pacientë.

Në QKMF-në e komunës së Pejës pacientët të cilët po kërkojnë trajtim shëndetësorë nuk kanë më vende të lira në dhomat e përcaktuara për ta.

Në disa fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonline, shihen pacientët të cilët po merrnin terapinë të ulur nëpër koridore.

- Advertisement -

Gjatë ditëve të kaluara janë publikuar edhe pamje të ndryshme nga klinika të spitaleve në Kosovë që shfaqnin pacientët duke u trajtuar nëpër korridore, në kushte aspak adekuate.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit