4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Pacolli i mllefosur: Kurrë nuk do ta votoj asnjë qeveri ku është Kurti e VV-ja

Rekomandime

Krytetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, thotë se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, subjekt gjykimi i të cilës thotë se ka qenë edhe vetë, për pezullimin e zbatimit të dekretit të presidentit për mandatimin e Hotit për formimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

“Unë e respektoj çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Siç e dini vetë kam qenë subjekt i trajtimit të kësaj gjykate dhe lënda ime kur ka qenë në gjykatë, kam thënë se do ta respktoj pa marrë parasysh se çfarë vendimi është ai. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese duhe të respektohet në përpikëni dhe duhet të pritet praktikisht edhe vendimi final i cili po ashtu duhet të respektohet”, ka thënë ai.

Pacolli tha se do ta votoj qeverinë e re, kurse dekaroi se asnjëherë nuk do ta votojë një qeveri ku bën pjesë Albin Kurti ose Lëvizja Vetëvendosje.

“Atë ditë që do të ketë seancë unë si deputet i Kuvendit të Kosovës do të jem aty dhe nga tani po e paragjykoj ose po e lajmëroj votën time që do të jetë në favor të qeverisë së re. Unë asnjëherë më nuk do ta votojë Albin Kurtin as Vetëvendsojes në çfarëdo qeverie dhe çdoherë do të gjindem në opozitë të fuqishme kundër tij, për arsye se jam tejet i zhgënjyer me mënyren se si ai qeveris”, tha lideri i AKR-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit