2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pacolli për Halil Kastratin: E deshtët apo nuk e deshtët, vendin e tij nuk e zë askush

Rekomandime

I ftuar në emisionin “Hashtag” në televizionin Dukagjin, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka folur në lidhje me humanistin e madh të Kosovës, Halil Kastrati.

Pacolli për Halil Kastratin tha se ai me gjithë shpirtin e tij mundohet t’iu ndihmojë të tjerëve, megjithatë këtë e shoqëroi me një histori të cilën e tregoi para publikut, shkruan Reporteri.net

“Më kujtohet hera e parë kur kam caktuar një iftar për çështje politike, dhe kur e kam parë Halilin nga larg më është dhimbsur aq shumë sepse ish djersitur duke punuar bashkë me familjen e tij. Por jo vetëm kaq, e kam parë Halilin teksa edhe ju thoshte të gjithëve që të marin sa më shumë bukë që të mundeni, por jo ti kushtëzoj se sa të marrin”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe Pacolli ka theksuar edhe se në anën tjetër Halil Kastratin nuk e kanë përkrashu asnjë nga institucionet e Kosovës, duke përmendur kështu se Gold G ka qenë ai i cili i kishte ndihmuar më së shumti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit