1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pacolli përplaset me rusët: Bota i njeh metodat e Kremlinit, kosovarët e kanë të ndaluar të shkojnë në Iuftërat të huaja

Rekomandime

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në twitter është përplasur me rusët lidhur me deklaratën e Sergei Lavrov, ku ky i fundit tha se ka kosovarë që kanë shkuar në Ukrainë për të Iuftuar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergeri Lavrorv, në një konferencë për media ka pretenduar se Moska ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë vendosur në rajonin e Donbas.

- Advertisement -

Pacolli ka thënë se Kosova ndalon që qytetarët e saj të përfshihen në konflikte të jashtme.

Gjithashtu, Pacolli tha se deklarata e Lavrovit është e pavërtetë dhe ka qëllim t’i implikojë kosovarët në propagandën kundër Ukrainës.

“Kosova ndalon me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në konfliktet e jashtme. Deklarata e Lavrov është e pavërtetë dhe një përpjekje për të implikuar kosovarët në propagandën e Rusisë kundër Ukrainës. Përpjekjet e rreme do të dështojnë, bota tani është e vetëdijshme për lojërat e Kremlinit”, ka shkruar Pacolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit