10 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Suspendohen 15 policë për vrasjen aksidentale të policit në Zllatar

Rekomandime

Mbrëmë në orët e vona u raportua për vr*asje aksidentale të policit Lirim Haxholli në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Kjo ngjarje tragjike ndodhi pasi në një vilë në Zllatar ishin mbledhur për qejf një grup i madh i zyrtarëve policorë.

- Advertisement -

Festa e tyre u kthye në tragjedi, kur aksidentalisht u plagos polici i ri Lirim Haxholli.

Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka dalë me raport, ku thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me rastin po merret Inspektorati Policor i Kosovës.

“Fsh. Zllatar, Prishtinë, 18.02.2022-23:50. Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vde kjen e VlKTlMËS e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar“, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Intervistimi i këtij grupi policor nga ana e prokurorisë dhe hetuesve policorë ka zgjatur deri në orët e mëngjesit dhe vendimi përfundimtar është suspendimi i 15 zyrtarëve policorë të përfshirë në këtë rast, ku për 6 prej tyre prokurori i rastit e ka vendosur masën e paraburgimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit