7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pacolli thotë se Kurti po e bën atë që nuk e bëri asnjë nga liderët në të kaluarën!

Rekomandime

Ish-ministri i Punëve të Jasthme Behgjet Pacolli, ka mirëpritur deklaratat e Kryeministrit të vendit Albin Kurti, për koordinim me Presidentin Hashim Thaçi në politikën e jashtme.Sipas Pacollit, mungesa e harmonizimit të veprimeve në të kaluarën, e kanë dëmtuar dhe vështirësuar politikën e jashtme të Kosovës.“Nuk mund të vazhdohet me moskoordinim, duhet të harmonizohen dhe koordinohen të gjitha veprimet mes akterëve”

- Advertisement -

Deklarata e Kryeministrit të Kosovës, për koordinim të politikës së jashtme me akterët kryesorë institucional është shumë e drejtë dhe e nevojshme. Në vitet e kaluara jam përballur drejtëpërsëdrejti me fenomenin e mungesës së harmonizimit të veprimeve dhe deklaratave që e kanë dëmtuar dhe vështirësuar politikën e jashtme të Kosovës.

Nuk mund të vazhdohet me moskoordinim, duhet të harmonizohen dhe koordinohen të gjitha veprimet mes akterëve.
Sot gjatë ditës, Kurti ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me presidentin Hashim Thaçi për të përfaqësuar në mënyrë unike politikë ne jashtme të vendit.

“Është urgjente që ne të kemi një politik të jashtme unike në arenën ndërkombëtare. Që mos të vazhdohet sikur këto dy tri vjetët e kaluara. Qeveria e re dhe unë si kryeministër i ri dua të koordinohem edhe me presidentin aktual të vendit në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kokafoni që me siguri do të bëhet e dëmshme. Mendoj që kjo është më e rëndësishmja për shtetin tonë dhe jo kush ku do të jetë pas disa muajsh”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit