14.9 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Pagat e majme që marrin gratë e ministrave të Kosovës

Rekomandime

Përveç ministrave të Qeverisë që marrin paga të majme, punët me pagesa duket që nuk i kanë edhe aq keq as gratë e tyre, shkruan Gazeta Infokus.

- Advertisement -

Profesoresha universitare, doktoresha e profesione të tjera janë vetëm disa nga punët që ushtrojnë gratë e ministrave të Kosovës.

Rreth 50 mijë euro është shuma vjetore që siguron bashkëshortja te ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Aliu ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka marrë këtë shumë nga projekti me USAID.

- Advertisement -

Ndërsa bashkëshortja e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla merr paga nga tri vende të ndryshe.

Nga Universiteti i Tetovës, Universiteti për Biznes dhe Tekonologji  si dhe në Ordinancën “Dhomi”.

- Advertisement -

Gjendje të mirë me pagesën ka edhe bashkëshortja e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Bashkëshortja e Çekut ka gati 2 mijë euro pagën mujore nga ambasada e Suedisë.

E nga Royal Medical L.L.C. bashkëshortja e Faton Pecit, Ministrit të Bujqësisë merr hiq më pak se s 8 mijë e 472 euro.

Ndërsa bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca e cila punon në Universitetin e Prishtinës, ka  pagën mujore gati 700 euro./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit