Jetlir Zyberaj, këshilltari i Behgjet Pacollit, ka reaguar ndaj Pal Lekajt, i cili ka thënë se Ramush Haradinaj do të jetë president dhe nuk lëvizin nga ky qëndrim.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se duhet të bëhen gati për zgjedhje shpejt.
Zyberaj ka thënë se ka probleme të mëdha, por vetëm te presidenti po e konsiderojnë ata problemin.
Më tej, ai ka thënë se për këtë punë i duhen 80 deputetë dhe duhet bërë llogaritë, duke shtuar se po ta dëgjonte Pali, nuk do ta zgjaste këtë muhabet pingpongu dhe ta merrte vendimin.
Postimi i tij i plotë:
Djema, bëhuni gati për zgjedhje shpejt.
Ka probleme më të mëdha këtu, apo ju po konsideroni se vetëm te presidenti ia ka dhënë. 80 deputetë duhen për atë punë, bëjini llogaritë.
Me m’ngu Pali, nuk e zgjat këtë muhabet pingpongu po e merr vendimin.
Kaq e thjeshtë.