1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Palmeri çmend Serbinë, ja çfarë thonë mediat serbe

Rekomandime

Presidenti serb, Vuçiq sot do të bisedojë me të dërguarin e ShBA-ve. Metju Palmer, pas deklaratave kërcënuese në Prishtinë, ai gjithnjë e më shumë do të bëjë trysni në vendin tonë me qëllim që të pranohet shteti i Kosovës dhe mos të merret asgjë, shkruan “Novosti”.

- Advertisement -

Rreth Serbisë gjithnjë e më shumë po ngushtohet rrethi, shantazhi dhe kërcënimi me sanksione me qëllim të njohjes së Kosovës, kështu komentojnë biseduesit e gazetës qëndrimin e Palmer.

Është paradoksale thonë ata që Serbisë për njohje të Kosovës si “karrotë” i ofrohet hyrja në BE, dyert e së cilës janë mbyllur për vende të reja. Zyrtari amerikan ka shkuar një hap tutje duke kërcënuar me sanksione nëse Serbia siguron dhe blen sistemin kundërajror rus S-400.

Thelbi i “ofertës” së Palmer është që Serbia të pranoj gjithçka përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës, ndërsa Prishtina të tërheq vetëm taksat, gjë që është e papranueshme për kreun shtetëror. Kjo pritet të jetë porosia e Vuçiq për Palmer.

- Advertisement -

A janë këto deklarata të ashpra të Palmerit të emëruar nga Departamenti i Shtetit vetëm zëra të qëndrimeve amerikane “të shtetit të thellë” ku edhe me tutje udhëheqin krijuesit e pavarësisë së Kosovës do të dihet pas takimit të Vuçiq me Grenel, takim që pritet së shpejti

Me fjalë tjera në potez është Tramp, a do mbështes zgjidhjen e kompromisit mes Beogradit e Prishtinës, ku asnjëra pale nuk humb gjithçka apo do të “gozhdoj” kërkesën që Beogradi të njoh pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Kyç do të jetë reagimi I BE-së me të cilin Palmer dëshiron “të tregtoj” në zgjidhjen e nyjës së Kosovës. Nga Unioni ku 5 anëtare ende se kanë njohur Kosovën, deri tash nuk është shprehur qartë ky qëndrim se kushti i Serbisë për BE është njohja e Kosovës.

Për analistin Dragomir Angjelkoviç, kërcënimi i Palmer është cinizëm i pastër:

“Palmer po tenton të ngushtojë rrethin rreth Serbisë, duket se është vetëm shtrëngim, që mos të them se ata na ofrojnë ne si “shpërblim” BE-në kur mbështesin daljen e Britanisë nga BE. Me rëndësi është se Palmer edhe Grenel kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me Kosovën andaj nuk pres presione të Tramp ndaj Serbisë.

Diplomati Zoran Milivojeviç qëndrimin e Palmer në Prishtinë e sheh si synim të Uashingtonit që sa më pare të mbyllet çështja e Kosovës:

“Sipas asaj që Palmer foli, duhet të llogaritet se Amerika do të ketë mirëkuptim maksimal me kërkesat e Prishtinës, që vendin tone e sjellë në pozitë delikate. Edhe kërcënimet e Palmer janë serioze me ndalimin e anëtarësimit në BE, sepse kjo paralajmëron çfarë mund të jetë pjesa me rëndësi e politikës amerikane që në mekanizma të caktuara mund të ndikoj në Bruksel”.

Rreth sfidave që ndodhen para Serbisë dhe presionit në rritje ndaj vendit në lidhje me Kosovën, sot do debatohet edhe në kreun e partisë në pushtet SNS, në mbledhjen e presidencës ku një nga temat do të jetë edhe raporti Brenda koalicionit aktual.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit