Në internet është publikuar një moment i pazakontë, kur një gazetar televizioni e ndërpret lidhjen e drejtpërdrejt, pasi mëson se shtëpia e tij ishte duke u plaçkitur.
Argjentinasi Alejandro Pueblas duhej t’i jepte të dhëna të reja një prezantuesi në studio rreth kërkimit të një qeni të quajtur Lucho, që ishte zhdukur në gusht, shkruan Daily Mail.
Megjithatë, ai tha para shikuesve se duhet ta lëshojë mikrofonin dhe të shkojë me nxitim në shtëpinë e vet, sepse po i suImohej nga hajnat.
“Ata sapo kanë hyrë në shtëpinë time. Më vjen keq, por më duhet të shkoj. Kam njerëz në shtëpi”, dëgjohet duke thënë gazetari.
Prezantuesi në studio e pyet se a mund ta ndihmojë në ndonjë mënyrë, ndërsa gazetari e përsërit adresën e shtëpisë së tij dhe thotë: “Kam nevojë që një veturë policie të dërgohet atje urgjentisht”.