8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pamje: Goli i mrekullueshëm i Messit nga gjuajtja e lirë kundër Ekuadorit

Rekomandime

Lionel Messi e shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë në fitoren e Argjentinës 3:0 kundër Ekuadorit në çerekfinale të Kupës së Amerikës.

- Advertisement -

Messi e frymëzoi Argjentinën drejt gjysmëfinales në Kupën e Amerikës, pasi përveç se shënoi një herë, i përgatiti të dy golat tjera.

Lexo Edhe:Barcelona heq dorë nga Pjanic dhe Umtiti, i lë të largohen falas

34-vjeçari – i cili është në kërkim të trofeut të parë të madh me kombëtaren – asistoi për Rodrigo de Paulin dhe Lautaro Martinezin, para se të shënonte vetë nga gjuajtja e lirë për ta dërguar Argjentinën në gjysmëfinale, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Ky ishte goli i katërt i Messit për Argjentinën në këtë turne dhe i dyti nga gjuajtja e lirë, që e bë atë top golashënuesin më të mirë deri tani. Neymari është i dyti më dy gola.

Argjentina do të përballet me Kolumbinë në gjysmëfinale të martën.

- Advertisement -

Megjithëse e mbizotëroi kundërshtarin dhe krijoi raste të shpeshta, Argjentina vuajti për ta thyer akullin në Stadiumin Olimpik Pedro Ludovico.

Një pasim magjik pa shikuar fare nga Messi ia mundësoi mesfushorit të Udineses De Paul ta fusë topin në rrjetë nga afërsia në minutën e 40-të.

Ekuadori e mori topin në kontroll në pjesën e dytë, duke e mbizotëruar atë shumicën e kohës, por nuk qe në gjendje të krijojë shumë, ndërkohë që argjentinasit ishin më kreativë përpara.

Martinezi ua shoi shpresat atyre kur e dyfishoi epërsinë në minutën e 84-të, pasi e pranoi një top të pasuar nga Messi brenda zonës.


Messi i dha vulë fitores së Argjentinës në kohën shtesë me një gol mahnitës nga gjuajtja e lirë. Ky ishte goli i dytë i tij nga gjuajtja e lirë në këtë turne.

Argjentina do të përballet me Kolumbinë, ndërsa Brazili me Perunë në gjysmëfinalen e fillimjavës. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit