Gazeta Express sjell foto dhe video të Inspektoratit policor në aksionin që ndërmori mëngjesin e sotëm në veri.
Ata arrestuan tre policë kufitarë të cilët dyshohet se keqpërdorën detyrën zyrtare.
IPK-ja bashkë me Prokurorinë Speciale të Kosovës ka kryer një aksion si vazhdimësi e operacionit të mëparshëm që lidhet me arrestimin e personave të dyshuar për “krim të organizuar” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Deri më tani lidhur me vepra të ndryshme penale janë arrestuar tre persona.
Njërit nga personat e arrestuar i janë sekuestruar edhe disa armë.
Policia e Kosovës pritet që më vonë të dalë me detajet e plota rreth operacionit të sotëm.