2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Pamje nga Haga| Presidenti Thaçi intervistohet sot në ora 13:00

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi intervistohet në ora 13:00 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.

Para ndërtesës në Hagë tashmë janë mbledhur disa bashkatdhetar nga diaspora në përkrahje të luftës çlirimtare të Kosovës, që mund të shihet edhe në fotot më poshtë.

- Advertisement -

Kujtojmë se dje në një intervistë ekskluzive për Muhamed Veliun e Top Channel, Thaçi tha se ishte duke udhëtuar për në SHBA, kur erdhi njoftimi për propozim-aktakuzën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

- Advertisement -

Ne para disa ditësh kur ndodhi njoftimi publik nga dhomat e specializuara për mundësinë e ngritjes të aktakuzës ndaj meje dhe ndaj kryetarit Veseli ka qenë një udhëtim dhe zotim i yni që të shkojmë në Shtëpinë e Bardhë që të punojmë ngushtë me SHBA në mënyrë që të arrimë marrëveshjen e paqes, të mirëkuptimit dhe pajtimit që i hap një perspektivë të sigurt Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor.

Prandaj e theksoj atë rrugëtim e prenë apo e ndërprenë por besimin në vlerat e SHBA dhe botën perëndimore nuk mund ta lëkundë askush.”, tha ai.

- Advertisement -

Thaçi tutje ka shtuar se i është përgjigjur pozitivisht ftesës për në Hagë, teksa thotë se po ballafaqohet me një rrethanë të re, atë të çmimit të lirisë, përcjell Gazeta Metro.

Sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UCK’së që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes të Dhomave të Specializuara dhe unë jam një nga ata që do ti përgjigjem. Do të sillem në përgjegjësi të plotë me rrethanat e krijuara me obligimet tona qytetare, obligimet tona kushtetuese dhe ligjore.

E di se ka qenë një padrejtësi historike kur janë themeluar këto dhoma të specializuara por dua të theksoj edhe sot se ka qenë një vendim shumë i rëndë i Kuvendit të Republikës së Kosovës por një vendim strategjikisht i drejtë sepse ne duhet çdo rrethanë pavarësisht sakrificave që kemi paguar më herët dhe që përballemi edhe sot, besimi në botën perëndimore veçanërisht në aleatët tanë që na ndihmuan për të fituar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me SHBA, NATO dhe BE duhet ta kemi të palëkundur dhe në anën tjetër kemi pasur mundësinë o të vazhdojmë me NATO, SHBA e BE ose te mbetemi në duart e vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo çështje e Dhomave të Specializuara të Bartet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Prandaj më lejoni të theksoj se i kuptoj opinionet kritike për themelimin e Dhomave të Specializuara por vazhdoj të besoj fort dhe fuqishëm ta mbroj vendimin e drejtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës si vendim të drejtë dhe strategjik.

Tash na mbetet të gjithë si bashkëluftëtar dhe institucione të vendit të jemi në krye të obligimeve për stabilitetin institucional për qeverisje të mirë për të shikuar nga e ardhmja ndërsa e ritheksoj se askush nuk do të mund të rishkruaj historinë.

Kosova është viktimë.

Në Kosovë kanë ndodhur gjenocid dhe spastrim etnik, por ballafaqohemi me këtë rrethanë të re rrethanën për të paguar çmimin e lirisë.”, tha ai.

Ndryshe, ditë më parë zyra e Prokurorit të Specializuar konfirmoi se është propozuar aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Zyra e Prokurorit të Specializuar publikoi emrat e Thaçit e Veselit si të dyshuar për krime lufte, por jo edhe 9 personave të tjerë që u përmenden në njoftim.

Ndërsa, nga analistët vendorë e ndërkombëtarë është komentuar si ndërhyrje politike kundër bisedimeve në Shtëpinë Bardhë që pritej të fillonin më 27 qershor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit