8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Thaçi, deklarohet para hyrjes në objektin e Speciales

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tashmë ka arritur në objektin e dhomave të specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Me të arritur në këtë vend, Thaçi është deklaruar para mediave në gjuhën angleze, ku tha se kjo ftesë është tentativë për njollosjen e luftës së UÇK-së dhe është një lloj propagande politike në momentet më kyçë, ku gjendet shteti i Kosovës në këtë fazë të dialogut me Serbinë.

- Advertisement -

Thaçi tha se do t’i përgjigjet kësaj ftese ashtu siç ka pranuar edhe më herët për të dëshmuar pafajësinë e tij dhe liderëve të tjerë të UÇK-së.

Sot jam këtu në respekt të ëndrrës time dhe për atë që kam luftuar, një Kosovë të lirë dhe të pavarur, bazuar në të drejta të barabarta dhe në sundimin e ligjit.

Jam gati të përballem me sfidat e reja dhe të fitoj, për djalin tim, për familjen time dhe për vendin tim. Askush nuk mund ta rishkruajë historinë.

- Advertisement -

Ky është çmimi i lirisë.

Unë besoj në paqe, në të vërtetën dhe në drejtësi.

- Advertisement -

Unë besoj në dialog dhe në marrëdhënie të mira me vendet fqinje.

Kosova është një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar.

Destinacioni i Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian, NATO dhe marrëdhëniet e mira me SHBA,” deklaroi Thaçi.

Thaçi edhe më herët pati deklaruar se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe se kjo gjë do të dëshmohet edhe në këtë ftesë të bërë nga Specialja.

Për të përkrahur Thaçin dhe luftën e UÇK-së para objektit të Speciales në Hagë sot janë mbledhur shumë shqiptarë, të cilët kanë brohoritur e kanë kënduar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e ku ndër të tjera kanë deklaruar se vazhdojnë të besojnë në pafajësinë e Thaçit si edhe në luftën e denjë të UÇK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit