12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Pamje si në filma nga vjedhja në Istog: Hajnat e tërheqin zvarrë pronarin e dyqanit dhe i vjedhin para

Rekomandime

Mbrëmjen e të martës, hajnat grabiten mbi 1500 euro në një dyqan në Vrellë të Istogut, duke lënduar edhe punëtorin e dyqanit, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

I lënduari nga kjo grabitje ka mbetur Arben Dreshaj, i cili është edhe pronar i dyqanit.

Jashtë dyqanit dolën dy persona të maskuar dhe të armatosur e që më pas hyn brenda tij.
Ata ia drejtuan armën Arben Dreshajt e shtunë në një qosh, e më pas filluan të ushtrojnë dhunë ndaj tij.

Pos që e maltretuan në këtë vend, këta grabitës nuk e lan me kaq. Ata e tërhoqën zvarrë Arben Dreshajn deri tek arka.

- Advertisement -

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia dje, duke bërë të ditur se rreth këtij rasti janë duke u marrë njësitë relevante.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke punuar në dyqan, aty kanë hy dy persona të maskuar dhe të armatosur me pistoleta, nën kërcënim kanë goditur viktimën me dorëz të armës dhe i kanë grabitur para nga arka dhe nga xhepi i viktimës (nuk dihet shuma). Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor”, thuhet në raportimin e Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit