3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pamje të mrekullueshme të “Arena Kombëtare”, testohet sistemi i ndriçimit

Rekomandime

Stadiumi “Arena Kombëtare”, është pranë përfundimit të punimeve.

Në këtë stadium është bërë vendosja e karrikave dhe fushës së gjelbër.

Impiantit që do t’i ketë mbi 21 mijë ulëse i është testuar edhe sistemi i ndriçimit.

- Advertisement -

Pamjet janë mahnitëse brenda “Arenës”., shkruan Gazetametro përcjellë Klan Kosova.

Sekretari i Fedratës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, është shprehur:

“Stadiumi i ri kombëtar është investimi më i madh i federatës shqiptare të futbollit, që na bën të ndihemi krenar për nivelin që është arritur në këtë impiant. Siç e shikoni kemi arritur në fazën finale të punimeve dhe aktualisht po testohet sistemi i ndriçimit për të arritur në ndeshjen inauguese të 17 nëntorit kundër Francës. Vendosja e stolave ka përfunduar ashtu si edhe tapeti i fushës që është instaluar javën e kaluar. Po punohet me intensitet maksimal në ambientet e tribunës qendrore dhe gjëja më e rëndësishme për sot është që po testojmë sistemin e ndriçimit. Nga parametrat është në të njëjtin nivel me stadiumet ndërkombëtare si I Liverpoolit, manchesterit, Schalke-s, e të tjera. E veçanta e këtij sistemi është që mund të përdoret edhe për koncerte, evente të ndryshme, spektakle.”

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit