4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pamje të reja, kur një infermiere tjetër i dhuronte dashuri të moshuarës në Pejë: Kam qajtë e kam qesh me të…

Rekomandime

Rasti në Qendrën e të Moshuarve “Orenda” në Pejë është përcjellë me reagime të shumta. Në atë qendër, disa infermiere kanë keqtrajtuar një të moshuar e cila banonte aty.

Një ish-infermiere e asaj qendre Valmira Gergoci thotë se të moshuarit aty i kanë ndryshuar jetën për të mirë.

- Advertisement -

Siç thotë ajo, “vajza që e keqtrajtoi duhet të dënohet”, derisa thekson se ndjen keqardhje për atë që i bëri të moshuarës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

Tutje ajo thotë se “ka qajtë e ka qesh baraz me ta”.

- Advertisement -

“Shumë i kam dasht e i du këta pleq. Ma kanë ndryshu jetën për tmirë 100%. Po më dhemb zemra se si po ofendohen komplet stafi për besë betohna në familje tem se shumë mirë kujdesen por kjo vajza le të denohet, le ta mer dënimin e meritum. Po ndihna keq çka ka ndodh me Nanën Minire po të lutna mos shperndani kaq shumë urrejtje me e perfshi komplet Orenden se ka pjesëtarë në staf që qajnë dhe qeshin baraz me banorët aty, une kam qenë njëra nder ta.

Për besë turp po më vjen çka ka ndodh, jam prek shumë në shpirt, personave të tillë nuk duhet të ju lejohet as liçenca e infermieres le më të punojnë në një vend ku kanë të bëjnë me persona te ndishëm të moshës së 3. Kurrë ska ndodh fjalën me jau kthy se e kemi nje zot mbi kry le më me pas dhunë. Kjo jam une dhe kjo është Nena Minire per të cilën kam
Respekt duke u bazu nga e kalumja e saj të hekat e saj dhe pozitiviteti saj”, thotë ajo për Indeksonline.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit