Për fundjavën që presim përpara vendi ynë pritet të ketë mot me vranësira. Të shtunën rënie e temperaturave, e të dielën edhe riga lokale shiu.
Sipas Prishtina Weather vranësirat do të dominojnë mbi vendin tonë ditëve të fundjavës. Ditën do të ketë edhe intervale me diell. Ditën e shtunë pritet një rënie e lehtë e temperaturave përreth vlerave normale, ndërkaq të dielën parashihen mundësi edhe për riga lokale shiu orëve të pasdites, e përreth zonave malore edhe të borës.
Mot me vranësira të ndryshueshme pritet të mbizotërojë ditëve të para të javës vijuese, pa përjashtuar mundësi për riga lokale shiu ditën e hënë e të martë. Në aspektin termik do të mbajë mot më i butë.
Cilësia e ajrit ditën e shtunë shënon një përmirësim të shkurtër me indeks që kalon edhe në vlera të pranueshme, e nga dita e diel kushtet atmosferike, pa një qarkullim të mjaftueshëm ajror, mbajnë ndotësit më të përqendruar pranë sipërfaqes e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
12.02 – Kryesisht me vranësira.
13.02 – Kryesisht me vranësira. Pasdite më vonë me mundësi edhe për riga lokale shiu, përreth viseve malore edhe reshje të dobëta bore.
14.02 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Në zona malore reshje të dobëta bore.
15.02 – Vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
16.02 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
Temperaturat pësojnë një rënie ditën e shtunë, e më pas në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet -1 e 1C, e maksimalet të shtunën zbresin në 5C e 6C, e të dielën rriten në 8C e 9C, deri të mërkurën edhe në 12C.
Erërat frynë edhe mesatare e mesatarisht të fuqishme ditën e shtunë nga verilindja 6-13m/s, e nga dita e diel të lehta kryesisht nga jugu e juglindja 1-4m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, megjithë një tendencë të rënies ditën e premte.