1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Paralajmërimi i frikshëm nga Ish-eprori i lartë i UÇK-së: Këta janë emrat që së shpejti do t’i arrestojë Gjykata Speciale

Rekomandime

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka paralajmëruar arrestime të reja nga Gjykata Speciale.

- Advertisement -

Ai, përmes një postimi në facebook, duke e komentuar vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë, Ekatarina Trendafilova, thotë se, kjo Gjykatë u detyrua të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Hashim Thaçi.

Sipas Miftarit, Thaçi ka menduar se bashk me Kadri Veselin që janë të paprekshëm nga Specialja, dhe në këtë mënyrë, ai shton se, kanë llogaritur që në Speciale t’i dërgojnë shokët e tyre, si Rexhep Selimin, Daut Haradinaj, Azem Sylën, Sali Mustafën dhe disa emra të tjerë të cilët i ka shkruar me iniciale.

Pra, të gjithë këta, janë emra të njohur të UÇK-së, të cilët Miftari thotë se priten të arrestohen së shpejti.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Pastërtinë e luftës çlirimtare të UÇK nuk mundet me njollos askush edhe me dashtë!

- Advertisement -

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova meriton fishkëllima, meriton edhe protesta por çka meritojnë Hashim Thaçi deri dikund edhe Kadri Vesel që mendonin se vet janë të pa prekshëm, detyruan deputetët tanë që ta votojnë këtë Gjykatë duke llogaritur se në b8rgun e Gjykatës Speciale do ti dergojnë vetëm ish-shokët e vet si Rexhep Selimin, Daut Haradinajn, Azem Sylen, Salih Mustafen, S.J, S.G, S.B, L.G,… e do tjerë që do të arrestohen së shpejti?

Gjykata Spaciale është një e padrejtë e madhe ndaj Kosovës si një shtet i ri, por pasi pas Iuftës shteti i Kosovës dhe ekonomia, drejtësia, prokuroria, gjykata, policia, Aki….. u shndërruan në prona private të Hashimave, Kadriave, Ramushave, Samijave, Grabovcav, Lekajve…..prandaj prap kjo Gjykatë e ka edhe anën pozitive pasi nuk ua vet shumë letrat bosave të k*imit të organizuar që fshehen kinse sot prapa politikës!

Duke dashur ti shes edhe disa ish shokë te vet si disa herë më herët papritur Hashim Thaçi futi edhe veten në pazar, boll e kem se do të na pushojnë vesht për disa vite nga slloganet e rrejshme si Uashingtoni, Brukseli, Nato, BE, sundimi i ligjit, vota e lirë, demokracia …. në fakt thoshte etikonte çdo person që nuk mendon si unë ësht pro -rus e pro-serb!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit